Në një film me metrazh të shkurtër OJQ-ja Realiteti ka bërë njw krahasim mes realitetit të infrastrukturës në Komunën e Çairit dhe premtimeve të dhëna nga numri një i saj Izet Mexhiti. E gjithë kjo sipas tyre bëhet me një qëllim të vetëm: ngritjen e vetëdijes tek qytetarët si dhe aktivizimi i tyre për të pasur një komunë më të mirë. “Arsyet pse kemi filluar te komuna Çair është se ne veprojmë tani për tani në këtë komunë dhe punët duhet nisur nga e mbara andaj kemi filluar nga kjo komunë. Fillimisht ka qenë kërkesë e qytetarëve dhe duke pas parasysh faktin se shumice e aktivistëve të kësaj organizate jetojnë në këtë komunë dhe ballafaqohen direkt me këto probleme është ngritur si aktivitet ka kaluar në mbledhjen tonë dhe e kemi realizuar”, u shpreh Valon Bela nga Organizata Joqeveritare “Realiteti”. “Realiteti” mohon qw ky aktivitet të jetë nxitur nga ndonjë subjekt politik. Nga kjo organizatw ndwrkohw kërkuan nga qeveria që të investojw në këtë komunë ndërsa paralajmëruan edhe aktivitetin e radhës i cili do të pasqyrojw realitetin e investimeve, sipas organizatës, joproporcionale shtetërore në dy anët e lumit Vardar. Ne gjithashtu duam të dërgojmë mesazh te qeveria e Maqedonisë se investimet shtetërore duhet fokusuar në këtë komunë pikërisht komuna më e dendur mund të themi në tërë globin ku 18 banorë jetojnë në një metër katror. Një prej aktiviteteve të ardhshme do ta kemi se si në qytetin tonë në njërën anë ndërtohen plazhe moderne kurse në anën tjetër të qytetit kemi banorw ku diku 10 persona me një dhomë flejnë kemi të bëjmë me lagjen Gazi Babë Dizhon, Serav do të thotë kemi investime jopropocionale shtetërore në vend, deklaroi Valon Bela nga Organizata Joqeveritare “Realiteti”. OJQ “Realiteti” në qendër tw punës sw saj nw tw ardhmen do të kenë edhe komuna tw tjera shqiptare.
Gjyltene Rexhallari









