Friday September 3rd 2010

Anëtarësia në Lëvizjen e Frontit

Nëse jeni gazetar, nëse shkruani, keni kreativitet, elan për punë, nuk u intereson kocka e lëmoshës unitariste, mendoni se mund t’i ndihmoni Lëvizjes së Frontit, duke u mbështetur në ideale të larta njerzore dhe kombtare, atëherë edhe ju mund të jeni pjesë e Frontit të Gazetarëve dhe e Frontit si Lëvizje e Re politike në Maqedoni.

Anetarë në Front janë ata gazetarë që janë kundër sistemit unitar në Maqedoni. Cdo gazetar shqiptar që përqafon Lëvizjen e Frontit mund të na bashkangjitet duke u bërë anëtarë i Frontit online me Regjistrim. Kurse veprimi ynë i përbashkët në Front do të ndërton kritere të reja demokratike, që nuk do të jenë pjellë e sistemit unitar, as e partive shqiptare unitariste, as nuk do të kenë për qëllim të glorifikojnë vasalitetin e tyre në Maqedoni, por thjesht këto kritere do të mbrojnë ndergjegjen e pastërt kombtare në Maqedoni, që refuzon nënshtrimin, kapitullimin e tyre në qeverinë unitariste të Shkupit.

Levizja e Frontit ka parasysh vështirësit me të cilat ballafaqohen gazetarët shqiptar në Maqedoni. Ata kanë shumë probleme. Një nga problemet më të mëdha është cenzura unitariste, por kësaj i ndihmon edhe autocenzura që gazetarët i vendojnë vetes kur shkruajn për ndonjë problematikë. Kjo është rezultat se të gjitha gazetat, “Koha”, “Lajmi”, “Fakti”, “Koha e Re” kontrollohen nga individë dhe klane që parapëlqejnë (janë të afërta) me sistemin unitar të Shkupit. Pronarët e këtyre gazetave mendojnë se vetëm duke parapëlqyer sistemin unitar mund të sigurojnë mbijetesën e tyre, pasi vetëm kështu mund të thithin reklama të qeverisë dhe të klaneve të biznesit, që njëherit janë të lidhura ngusht për ruajtjen e shtetit unitar të Shkupit. Ata harrojnë se tregu shqiptar është një treg shumë i madh në Balkan. Ky treg në kohën e globalizimit nuk e meriton nëncmimin, nuk mund ta duron këtë padrejtësi, që po i bëhet nga rregullat e shtetit unitar dhe nga këta individë të pandërgjegjshëm, të cilët mendojnë se kanë gazeta dhe jetojnë me iluzionin se me mentalitet vasal mund t’i ndihmojnë gazetarisë dhe informimit të drejtë në Maqedoni. Ata nuk i ndihmojn askujt pervec se distancës së tyre për mbijetesë: fyt dhe bark.

Anëtarësia te Fronti është tepër konfidenciale. Nuk i bëjmë publik emrat pa pëlqimin e juaj me shkrim. Lëvizja e Frontit ka informacione të mjaftueshme për cdo gazetë të ashtuquajtur shqiptare në Maqedoni. Ajo më shumë se pesë vjet ka përcjellur punen e tyre dhe ka ardhur në përfundim se shumica kontrollohen nga sherbimet sekrete të qeverisë unitariste të Shkupit, në formën e butë të fjalës: si partner strategjik në veprim për ruajtjen e shtetit unitar. Ndaj nuk kërkohet nga ju që të rrezikoni dhe të vini në konflikt me pronarët ose botuesit e këtyre gazetave, pasi këta janë avokatorët më të mëdhenjë të shtetit unitar. Të vetmën gjë, që ju, si gazetarë mund të bëni, është të rrini aty ku jeni dhe të lidheni në mënyrë virtuale me Lëvizjen e Frontit, që të bashkrendisim aktivitet tona deri në refuzimin përfundimtar të shtetit unitar.

Emrat e disa publicistëve, që i shihni në faqen e Frontit, janë emra që më së shumti adresojnë problemet në adresë të duhur. Aty ku ekziston problemi dhe aty ku mund të zgjidhet problemi: në ndryshimin e sitemit politik në Maqedoni. Ndaj bashkoheni me Lëvizjen e Frontit dhe na ndihmoni ta përhapim idenë për ditën e madhe të Refuzimit të cdo gjëje që është produkt i unitarizmit në Maqedoni.  

Leave a Comment

More from category

“Realiteti”: Komuna e Çairit nuk realizoi premtimet

Në një film me metrazh të shkurtër OJQ-ja Realiteti ka bërë njw krahasim mes realitetit të infrastrukturës në [Read More]

Kush jane perkrahesit e Frontit nga Maqedonia?

Tash një kohë të gjatë qarkullojnë zëra në Maqedoni se publicisti shqiptar Kim Mehmeti do të rri në ballë të [Read More]

Imer Selmanin dhe Ramiz Merko

A ka shance Levizja e Frontit t’i rekruton ne radhet e veta Imer Selmanin dhe Ramiz Merkon? S’do mend se deshira e [Read More]

Hello world!

Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start blogging! [Read More]

Insider

Archives