|
Kush
deshti ta shuaj Fakt-in? |
Nuk e dimė si tė do tė ndihen tash e tutje drejtuesit dhe
punėtorėt e "Alsatit" nė zyrat e konfiskuara tė "Faktit"
atje nė "Mavrovasja", nė katin 9. Ata do tė duhej tė dinin
se kanė hyrė jo vetėm nė zyra tė konfiskuara (me kontratė tė
paskaduar), por edhe nė njė kontekst shumė tė dyshimtė tė
zėnies sė frymės sė njė medie pėr t'i liruar hapėsirė njė
medie tjetėr. Sa mjerim, sa tmerr, sa gjynah.
Emin Azemi, botues i "Faktit", Shkup
Cilat ishin arsyet e mungesės sė "Faktit" pėr njė javė nė
treg? Ishte kjo pyetja e dhjetėra mijėra lexuesve dhe shumė
institucioneve e faktorėve vendorė e ndėrkombėtarė, tė cilėt
nė mungesė tė informimit burimor, nga vetė ne drejtuesit e
kėsaj gazete, ndoshta ishin tė detyruar tė absorbojnė edhe
variante tė ndryshme qė fare nuk kishin tė bėnin me
realitetin. Realiteti ėshtė ky: Duke filluar nga 1 janari i
vitit 2004, redaksia e gazetės "Fakti" ishte e vendosur nė
QT "Mavrovasja", Lamella C, kati 9. Nė bazė tė kontratės sė
firmosur nė mes tė pronarit tė "Faktit", Emin Azemi, dhe
pronarit tė firmės "Trgometal" nga Shkupi, Llazo Kasapinov,
afati i dhėnies me qira tė kėtyre zyrave ishte 5 vjet ose
prej vitit 2004 - 2009, me mundėsi tė vazhdimit tė kontratės
edhe pėr disa vite. Gjendja e kėtyre zyrave, para se tė
vendosej aty "Fakti", ishte jashtė pėrdorimit dhe nė gjendje
jofunksionale. Me njė investim tė pėrbashkėt, tė dy
pronarėve tė "Faktit" dhe "Trgometalit" kėto zyra u riparuan
dhe u pėrgatitėn pėr punė normale tė njė medie ambicioze qė
do tė prodhonte lajme pėr ēdo ditė siē ishte "Fakti".
Ne si staf drejtues dhe si tė punėsuar ishim shumė tė
kėnaqur me kushtet e krijuara dhe kjo u reflektua dukshėm nė
punėn tonė tė pėrditshme, gjegjėsisht u reflektua nė
cilėsinė e gazetės. Kėtė kanė mundur tė vėrejnė edhe
lexuesit. Pas disa muajve tė vendosjes sonė nė kėto zyra, nė
faksin e pronarit dhe botuesit tė "Faktit" erdhi njė letėr
nga ana e Bankės Private Internacionale. Nė kėtė letėr
paralajmėrohej pronari i "Faktit" qė tė mos vazhdojė ta
paguajė qiranė nė llogari tė firmės "Trgometal", me pronar
Llazo Kasapinov, por nė llogari tė Bankės Private
Internacionale, sepse, siē shkruante nė letėr, kėta qenkan
pronarėt legjitimė tė kėtyre zyrave. Nė letėr gjithashtu
ishte dhėnė edhe njė kėrcėnim pėr dėbim nga zyrat nėse ne
nuk u pėrmbahemi kėtyre kushteve tė reja.
Pėr ta sqaruar mė mirė kėtė situatė tė re tė krijuar, unė si
pronar i FAKTI-t kėrkova tė takohem dhe nė mėnyrė tė
drejtpėrdrejtė tė bisedoj me drejtuesit e Bankės Private
Internacionale. Atyre ua sqarova se kam
nėnshkruar kontratė me TRGOMETAL-in dhe se unė nuk kam qenė
i informuar se kush ėshtė pronar i vėrtetė i kėtyre zyrave.
Nė bisedė e sipėr ata ma treguan edhe fletėn poseduese nė tė
cilėn figuronte emri i Bankės Private Internacionale si
pronare legjitime e katit 9 dhe katit 10 nė Lamelėn C, nė QT
"Mavrovasja".
Pėr tė dalė nga ky qorrsokak qė ishim futur pa dashje,
drejtuesit e Bankės Private Internacionale mė ofruan dy
variante: ose t'ua paguaj qiranė atyre, ose t'i blej zyrat
dhe pas disa viteve ato tė bėhen pronė e "Faktit". Me kėto
dy propozime nė kokė, unė u largova nga takimi dhe menjėherė
iu lajmėrova Llazo Kasapinovit, tė ashtuquajturit pronar tė
kėtyre zyrave dhe i tregova fill e pėr pe pėr propozimin e
ofruar nga ana e pronarėve legjitimė tė Bankės Private
Internacionale. Ai e pranoi disi me nervozė kėtė lajm dhe mė
tha qė tė mos e marr seriozisht kėtė punė, sepse ai, sipas
tij, ėshtė pronar i zyrave dhe askush tjetėr.
Unė i thashė pastaj se Banka Internacionale Private mė ka
vėnė kusht nėse nuk i pėrmbush kėto dy kushte mund tė mė
dėbojė nga zyrat. Por ai i vetėkėnaqur nė fuqinė mė sugjeroi
qė tė mos lėvizė nga zyrat, sepse "askush nuk guxon tė tė
pėrzė" dhe kėrkoi nga unė qė tė vazhdoj t'ia paguaj atij
qiranė. Unė isha nė pozitė tepėr delikate. Ndodhesha
ndėrmjet dy zjarreve. Nuk e kisha tė qartė se kujt duhet
t'ia paguaj qiranė, tė ashtuquajturit pronar, Llazo
Kasapinovit, apo pronarėve legjitimė, Bankės Private
Internacionale. Kjo dilemė mė pėrcolli disa muaj dhe unė
kisha vendosur qė qiranė t'ia paguaja atij subjekti qė do tė
fitonte nė kontestin gjyqėsor.
Kėshtu mė kishin kėshilluar edhe disa avokatė. Me kalimin e
kohės, i ashtuquajturi pronar, Llazo Kasapinov bėnte presion
qė t'ia paguajmė disa fatura tė mbetura tė qirasė, sepse ne
tanimė i kishim paguar disa prej tyre. Unė ndėrkohė e
pėrkujtoja se kjo qė po kėrkon ai nuk ishte fer, sepse nuk
kishte dėshmi gjyqėsore se ai ėshtė pronari i vėrtetė.
Kėshtu kalonte edhe koha, deri nė momentin kur i
ashtuquajturi pronar, Llazo Kasapinov, mė jep njė propozim
tė ri, qė unė tė dal nga kėto zyra, sepse ai paska gjetur
njė klient tė ri. Ky klienti i ri, qenka Televizioni "Alsat"
dhe qenka shumė i interesuar qė t'i marrė edhe katin 9 edhe
katin 10. Pėr mua ishte shok ky propozim, sepse as qė e
kisha pritur.
Por, i ashtuquajturi pronar i zyrave nė fillim kishte njė
qasje gjoja dashamirėse, qė unė vullnetarisht tė dal nga aty,
dhe ai madje do tė mė ndihmonte nė gjetjen e zyrave tė reja.
Prej momentit kur ai mė tregoi pėr interesimin e "Alsatit",
unė fillova tė kėrkoj hapėsirė tė re pėr vendosjen e
gazetarėve dhe pajisjeve teknike. Kjo nuk ishte aspak e
lehtė, sepse koha ishte shumė e shkurtėr, kurse njerėzit e "Alsatit"
kėrkonin qė kėto zyra ku ishte "Fakti" i vendosur tė lirohen
sa mė shpejt.
Ende deri mė tani nuk kam arritur t'i kuptoj dy gjėra: si
ndodhi qė pikėrisht zyrat e "Faktit" tė jenė cak observimi
dhe interesimi i drejtuesve tė "Alsatit" dhe si nuk e gjetėn
tė arsyeshme kėta zotėri asnjėherė tė bisedojnė me mua dhe
tė pyesin si ėshtė halli me kėto zyra, a kam kontratė a nuk
kam, kam apo nuk kam zgjidhje alternative etj. Edhe pse unė
e mora shumė seriozisht paralajmėrimin qė t'i lėshoj zyrat
tona, ku kishim kontratė edhe 4 vjet, i ashtuquajturi pronar,
Llazo Kasapinov, nė kokėn e tij e kishte fiksuar njė plan
makabėr: qė tė na dėbojė me dhunė, natėn, dhe tė na i mbyllė
pėrgjithmonė zyrat ku "Fakti" kishte ushtruar veprimtarinė e
vet profesionale.
Pasi isha nė dijeni pėr kėtė plan monstruoz dhe tepėr
kriminal, unė e pashė tė arsyeshme qė tė bisedoj me
ndonjėrin nga drejtuesit e "Alsatit". Nuk kisha njohuri se
cili mund tė ishte ai, por mora vesh se drejtor pėr Maqedoni
qenka Milaim Fetahu, ish-drejtori i Kėshillit tė
Radiodifuzionit tė Maqedonisė. Me kėtė zotėri u takova ditėn
e enjte, mė 17 mars 2005, ora 13, nė Bunjakovec.
Milaimit i tregova tė gjitha shqetėsimet e mia dhe nga ai
kėrkova vetėm njė shėrbim tė vogėl qė tė bisedojė me
pronarin e tyre Vebi Velia qė tė mė japin njė afat tė
shkurtėr (maksimum njė muaj), nė mėnyrė qė unė brenda asaj
kohe tė transferohem diku tjetėr. Nė bisedė e sipėr Milaimit
i thashė se kontratėn e kam pėr 5 vjet dhe nė aspektin
juridik unė mund tė qėndroj edhe 4 vjet, mirėpo i
ashtuquajturi Llazo Kasapinov i joshur nga oferta shumė
atraktive e "Alsatit" ka vendosur qė tė na largojė ne dhe nė
zyrat e "Faktit" tė vendosė "Alsatin".
Pra, ky farė Kasapinovi bėnte pazar pėr zyra tė huaja,
pronar i tė cilave ishte Banka Private Internacionale dhe
pikėrisht nė ato zyra kishte shprehur dėshirė dhe vullnet tė
vendoset "Alsat"-i. E ndjeva pėr obligim moral e patriotik
ta informoj Milaimin mbi tė vėrtetėn e kėtyre zyrave, duke e
njoftuar atė me kontestin rreth pronėsisė, kontest ky qė
kishte prodhuar dilemė edhe tek unė rreth pagesės.
Pasi e informova detajisht Milaim Fetahun, nuk kėrkova asgjė
mė tepėr nga ai pos tė bisedojė me Vebi Veliun dhe ta
informojė atė pėr qėllimin tim tė mirė pėr t'u larguar nga
ato zyra brenda disa ditėve. Milaimi qė nė fillim mė tha se
nuk ka qenė i involvuar nė bisedimet pėr kėto zyra dhe nuk
di asgjė pėr kėtė punė. Sipas tij tė gjitha bisedat i ka
zhvilluar Vebi Velia me tė ashtuquajturin Llazo Kasapinov.
Por, mė premtoi se do tė bisedojė me telefon me Vebiun dhe
do t'ia transmetojė shqetėsimin tim, por edhe kėrkesėn time
qė tė na presin disa ditė derisa tė gjejmė zyra tė reja ku
do tė transferoheshim.
Mirėpo, ēka ndodhi mė vonė? Po atė ditė, nė mbrėmje, aty nga
ora 21.30 mė paraqitet nė telefon Milaim Fetahu dhe mė
njofton se nuk ka mundur ta thėrrasė Vebi Veliun, sepse, siē
mė tha Milaimi, ky nuk qenka kompetent pėr kėtė punė. Kjo
paraqitje e Milaimit me kėtė pėrmbajtje tė lajmit mė
shkaktoi njė shqetėsim plotėsues dhe nuk arrita edhe deri
sot tė kuptoj se pse ai nuk bisedoi me pronarin e tij Vebi
Veliu pėr njė kėrkesė timen shumė njerėzore. Erdhi e premtja.
Unė kisha lėnė terminin pėr t'i parė disa zyra tė reja. Nuk
arritėm tė shihemi me drejtorin e pėrgjithshėm, por vetėm me
disa drejtorė tė tjerė.
Parimisht u morėm vesh qė tė hėnėn, mė 21 mars, tė takohemi
edhe njėherė me drejtorin e pėrgjithshėm dhe tė nėnshkruajmė
menjėherė kontratė, sepse zyrat ishin shumė tė pėrshtatshme
pėr veprimtarinė tonė tė gazetarisė. Por, para se tė
nėnshkruaj kontratė tė re, pėr zyra tė reja, ndodhi krimi i
paramenduar. Pronari i ashtuquajtur, Llazo Kasapinov, me
metoda qė i shkojnė vetėm mbiemrit tė tij, kishte organizuar
50 reketarė, dhe ditėn kur ne nuk dalim nė punė, pra tė
shtunėn (mė 19 mars 2005) nė orėt e mbrėmjes, i kishte thyer
me dhunė dyert e redaksisė sė "Faktit", i kishte nxjerrė tė
gjithė kompjuterėt, pajisjet tjera teknike, tavolinat, tė
gjitha gjėrat personale tė gazetarėve, tė gjitha
dokumentacionet dhe gjėrat e vlefshme nga zyra ime dhe pa
kurrfarė kujdesi, i kishte tėrhequr zvarrė dhe i kishte
vendosur nė bodrumin e garazhit tė QT "Mavrovasja".
Tė nesėrmen, ditėn e diel, kur ne e pėrgatitim gazetėn e sė
hėnės, gazetarėt kishin hasur nė dyer tė mbyllura, me brava
dhe dryrė tė ndėrruar. Ata nuk e dinin se ēka ka ndodhur.
Ata edhe sot nuk e kanė tė qartė se si ka mundur tė ndodhė
ky dhunim kaq flagrant i vendeve tė tyre tė punės. Rastin e
paraqitėm nė policinė e Bit Pazarit. Erdhėn dy policė, e "skenuan"
gjendjen, morėn shėnime dhe na sugjeruan qė tė hėnėn rastin
ta paraqesim nė policinė kriminale.
Ashtu edhe vepruam e bashkė me kėtė i bėmė edhe njė
fletėparaqitje penale pronarit tė ashtuquajtur, Llazo
Kasapinov pėr disa vepra tė kryera penale. Lidhur me kėtė
akt tė rėndė vandal qė na kishte ndodhur i njoftuam
kryeministrin, kryetarin e shtetit, kryetarin e BDI, Ali
Ahmetin, kryetarin e PDSH, Arbėn Xhaferin, ambasadorėt e BE-sė,
SHBA-ve, Britanisė sė Madhe, NATO-s, Gjermanisė, OSBE-nė,
Francės, Shqipėrisė, etj. Shqetėsimi i diplomatėve u shpreh
menjėherė pėrmes ambasadorit tė BE-sė, Majkėl Salin, me tė
cilin zhvilluam njė takim tė shkurtėr dhe ai mė njoftoi se
lidhur me kėtė incident tė rėndė qė i ka ndodhur "Faktit" i
ka njoftuar tė gjithė diplomatėt nė Shkup.
Takime tė tilla kam pasur edhe me diplomatė tė tjerė,
pėrfshirė edhe pėrfaqėsuesit e PROXIMA-s dhe OSBE-sė nė
Maqedoni. Prej momentit kur ka ndodhur ky krim i shėmtuar
ndaj "Faktit", mė 19 mars 2005, e deri nė momentin kur po e
shkruaj kėtė tekst, 28 mars 2005, askush nga institucionet
shtetėrore dhe faktorėt politikė, shqiptarė e maqedonas, nuk
janė marrė me zgjidhjen e kėtij problemi. Askush nuk e ka
ndėrmarrė as edhe hapin mė tė vogėl qė ta mbrojė njė gazetė
tė pėrditshme nė gjuhėn shqipe nga njė psikopat qė
drejtėsinė dhe pushtetin i merr nė duart e veta. Ėshtė pėr
keqardhje edhe sjellja e shoqėrisė shqiptare nė pėrgjithėsi,
e sidomos kolegėve gazetarė nė veēanti, tė cilėt nuk e panė
tė udhės ta bėjnė, sė paku njė telefon, dhe tė pyesin se ēka
po ndodh me "Faktin". Ra ky mort e u pamė.
Por, "Fakti" prej sot do tė jetė sėrish nė duart e lexuesve.
Me njė entuziazėm edhe mė tė shtuar dhe me njė motiv mė
tepėr, stafi drejtues dhe gazetarėt e "Faktit" kanė vendosur
qė lexuesve t'ua ofrojnė gazetėn e tyre, sepse lexuesit mė
sė paku e meritojnė tė jenė pa gazetė. Ne jemi tė
vetėdijshėm se nė ēfarė shoqėrie po jetojmė, dhe kėtė nuk
mund ta ndryshojmė brenda natės, por jemi thellė tė bindur
se kjo gazetė bashkė me njė gjeneratė tė re shqiptarėsh qė
po vjen do ta kthejė kėtė letargji morale nė triumf vlerash
dhe konkurrencash tė shėndosha.
Nuk e dimė si tė do tė ndihen tash e tutje drejtuesit dhe
punėtorėt e "Alsatit" nė zyrat e konfiskuara tė "Faktit",
atje nė "Mavrovasja", nė katin 9. Ata do tė duhej tė dinin
se kanė hyrė jo vetėm nė zyra tė konfiskuara, por edhe nė
njė kontekst shumė tė dyshimtė tė zėnies sė frymės sė njė
medie pėr t'i liruar hapėsirė njė medie tjetėr. Sa mjerim,
sa tmerr, sa gjynah. |
|
Komentoni, jepni lajm dhe gjitha nė Forum |
|